Ora News – Politika ngushëllime për Gjovalin Kadelin

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Për ndarjen nga jeta të deputetit Gjovalin Kadeli kanë reaguar miq, kolegë e bashkëpuntorë. Presidenti Bujar Nishani, kreu i Kuvendit Ilir Meta, kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili, kryeministri Edi Rama si dhe deputeti demokrat Gent Strazimiri i kanë shprehur ngushëllime familjarëve për largimin e parakohshëm të njeriut të tyre.
Ngushëllime per ndarjen nga jeta te deputetin Gjovalin Kadeli kanë shprehur miq kolegë e bashkëpunëtorë.
Presidenti Bujar Nishani në mesazhin e tij të ngushëllimit drejtuar familjes shkruan:
?Të dashur fëmijë e familjarë të Gjovalinit. Me hidhërim të madh e dhimbje të thellë mësova lajmin e ndarjes së parakohshme nga jeta të babait e të njeriut tuaj të shtrenjtë. Më lejoni që në këto momente të dhimbshme t?ju shpreh juve, të afërmve dhe bashkëpunëtorëve të tij ngushëllimet më të sinqerta, në emër edhe të qytetarëve shqiptarë, duke ju siguruar se në cilësinë e Kreut të Shtetit gjendem shpirtërisht pranë jush në këtë ditë tejet të vështirë!Me largimin e parakohshëm nga jeta të Gjovalinit, fëmijëve, të afërmve, bashkëqytetarëve, bashkëpunëtorëve dhe kolegëve dhe të tij të shumtë do t?i mungojë pamasë prania e tij, por edhe pjesëmarrja e kontributi në jetën parlamentare e politike të vendit tonë.Edhe njëherë ngushëllimet më të ndjera dhe Gjovalinit i pastë dritë shpirti përjetësisht!?
Kreu i Kuvendit, Ilir Meta, e ka konsideruar të pazëvendësueshme humbjen e Kadelit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/politika-ngushellime-per-gjovalin-kadelin/

Recommended