Ora News – Të ardhurat nga turizmi, Tatimet formular të ri për deklarimin e TVSH-së

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ulja e TVSH-së në 6 për qind për turizmin do të nisë të zbatohet prej 5 qershorit. Prej kësaj date të gjithë subjektet do duhet të plotësojnë deklarimin e pagesave përmes një formulari të ri. Kjo është kërkesa që vjen nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve e cila do të kërkojë TVSH me shkallë të reduktuar.
Duke filluar nga 5 qershori tatimi mbi vlerën e shtuar për struktura e hotelerisë do të paguhet përmes një formulari të ri.
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve bën me dije se referuar uljes së TVSH në 6% për turizmin, ka ndryshuar edhe formulari i deklarimit të pagesë.
Në zbatim të uljes së TVSH-së, Këshilli i Ministrave do të miratojë aktet nënligjore, për të saktësuar rrugën që do të ndiqet nga bizneset përfituese.
Formulari i ri për deklarimin e pagesave do të përfshijë periudhën tatimore qershor 2017 e cila duhet të fillojë të deklarohet në 14 korrik 2017.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/te-ardhurat-nga-turizmi-tatimet-formular-te-ri-per-deklarimin-e-tvsh-se/

Recommended