Tatimet: Te ardhurat ne renie nga TAP dhe energjia

  • 5 years ago
Për Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, rënia e të adhurave tatimore për muajin Gusht dhe në muajt e tjerë të vitit lidhet me përjashtimin nga tatimi mbi vlerën e shtuar të nënkontraktorëve të gazsjellësit TAP dhe situatës me prodhimin e energjisë elektrike.

Por numri dy i administratës tatimore pranoi faktin se planfikimi i të ardhurave për vitin 2019-ë nuk është bërë si duhet, duke qenë se marrëveshja me TAP u bë që në vitin 2018. Lidhur me pyetjen se përse ka rënie të TVSH-së nga sektori i energjisë elektrike, ku pavarësisht nga prodhimi, Shqipëria ka importuar dhe konsumi ka mbetur i njëjtë, z.Curri u përgjigj: ?Ne po flasim për TVSH brenda vendit, nuk po flasim për TVSH-në e paguar në importet e energjisë elektrike që paguan në dogana?.

Tatimet thonë se aksioni anti-informalitet vazhdon dhe se deri në fund të vitit të ardhurat do të mblidhen duke përfshirë edhe gropën prej 7 miliardë Lekësh që kanë krijuar energjia dhe kompanitë që punojnë me TAP.

Për muajin Gusht, të adhurat nga TVSH nuk arritën të mblidhen në masën 1.3 miliardë Lekë në krahasim me planin dhe dhe ranë me 310 milionë nëse krahasohen me 2018-n. Në rënie me planin ishin edhe akcizat dhe taksat kombëtare. Pavarësisht rënies së TVSH-së e cila është një taksë mbi konsumin, shitjet me pakicë sipas INSTAT u rritën për 3.5%.

Tv Klan

Recommended