Rindërtimi/ Tatimet: Autorizohen 34 kompani për të mos paguar TVSH

  • 4 years ago
Deri më tani janë 34 kompani që janë autorizuar nga drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve për të marrë pjesë në procesin e rindërtimit dhe që nuk do të paguajnë TVSH-në për furnizimin me mallra e shërbime për qëllime të procesit të rindërtimit.

Me vendim të qeverisë më herët është bërë e mundur që të gjitha kompanitë që do të marrin pjesë në procesin e rindërtimit, ndërtimit dhe riparimit të ndërtesave të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit do të përjashtohen nga taksa e ndikimit në infrastrukturë dhe TVSH-ja. Tashmë të gjitha subjektet e autorizuara për të marrë pjesë në këtë proces nuk do të paguajnë vlerën që iu takon për këto dy taksa.

Recommended