Ora News - Vendimi - KQZ voton kundër heqjes së mandatit për Tom Doshin

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka votuar kundër heqjes së mandatit për deputetin Tom Doshi. Ky vendim i KQZ u miratua unanimisht nga të gjithë anëtarët e KQZ.
Kryetari i KQZ, Klement Zguri tha se ky vendim u mor në mënyrë unanime, por mund të ankimohet.
Zguri: KQZ mbazuar në nenin 14, nenin 15 të ligjit 138, 2015 për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen apo ushtrojnë funksione publike, kreu i 5 i vendimit të Kuvendit nr 17 të viti 2016 për përcaktimin e rregullave të detajuara mbi zbatimin e ndalimeve të parashikuara në ligjin 138, 2015 për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen apo ushtrojnë funksione publike neni 64,44 i Kodit të Procedurave Administrative. KQZ vendosi me votë unanime të votojë kundër vendimit për të shpallur të pavlefshëm përfundimin e parakohshëm të mandatit të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, zotit Tom Doshi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim brenda 45 ditëve në Gjykatën Administrative të Shkallës së parë Tiranë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/kqz-nuk-i-heq-mandatin-tom-doshit/

Recommended