Report TV - Drugdhendësi gjirokastrit: Më mirë 2 pare këtu se mëditës në dhe të huaj
  • 7 years ago
Anastas Petridhi, 55 vjeç është mjeshtri i gdhendjes në dru, ai ka mbi 30 vjet që ushtrohet në këtë zanat të fituar në vitet ?80.

Në fillim të viteve ?90 ka emigruar në Greqi për një jetë më të mirë, ndërkohë që aventura e tij 25-vjeçare përtej vendit, përfundoi para disa kohësh, kur Anastasi, vendosi të rikthehej në vendlindje.

Vendimi i tij për t?u rikthyer në Gjirokastër, nuk ishte i lehtë për të dhe familjen, por me besim për të rivënë në punë zanatin e tij nuk e ka lënë pa shpresë.

"Përvoja ime në profesionin e gdhendësit të drurit është mbi 30 vjet, pothuajse 31-vjeçare. Punën e kam filluar me dëshirë dhe pasion dhe e kam mësuar në ish ndërmarrjen artistike shtetërore të Gjirokastrës.
Recommended