Report TV - Basha bllokon foltoren: Të vijnë këtu Rama dhe Xhafaj! Ruçi ndërpret punimet e Kuvendit
  • 6 years ago
"Pezullo seancën, të vijnë këtu Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj". Kjo ka qenë kërkesa e Lulzim Bashës drejtuar kryeparlamentarit Gramoz Ruçi, pasi në punimet e seancës mungonin kryeministri Edi Rama dhe ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj. 

Pezullo seancën, të vijnë këtu Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj. Nëse kanë vendosur të mos vijnë, le ta çojnë deri në fund. Në seancë mungojnë Rama dhe Xhafaj, kërkesa e kreut të grupit të PD-së (Edmond Spaho) është e qartë dhe e kuptueshme për ju, kjo seancë nuk duhet të vazhdojë pa praninë e këtyre të dyve këtu, llogaridhënia e të cilëve në këtë moment kyc është një detyrim moral dhe politik. Nëse kanë vendosur të mos vijnë më të largohen sot e të çlirojnë vendin nga aleanca e krimit me pushtetit që është pengesa numër 1 për integrimin e vendit.

Lulzim Basha, kryetar i PD

Por kreu i Kuvendit i ndërpreu fjalën Bashës pasi kërkesa e tij ishte jashtë rendit të ditës dhe në shkelje me rregulloren e Kuvendit. "Bëj kërkesë dhe Kuvendi do ta shqyrtojë". Për një moment kjo solli irritimin e deputetëve demokratë të cilët u mblodhën në foltore duke përsëritur të njëjtin skenar si katër javët e fundit, por këtë herë Basha i largoi opozitarët, duke qëndruar i vetëm në foltore. 

Insistimi i Bashës për të mos u larguar nga foltorja, bëri që Ruçi të ndërpresë punimet e Kuvendit për 10 minuta deri në rikthimin e normalitetit.
Recommended