Report TV - Balla: Panariti firmosi dhe e qepi mirë kontratën e qerasë të tokave me Balilët

  • 6 years ago
TIRANË- Ditën e sotme në Kuvend, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka akuzuar ish-ministrin e Bujqësisë, Edmond Panaritin se kishte firmosur një kontratë qeraje toke për Balilët. Fjala e plotë e Ballës në Kuvend:

Panariti firmosi kontratë qeraje toke për Balilët. Ne u sekuestrojmë hotelet po nuk ju marrim dot tokën sepse kontratën e kanë qepur mirë. Duhet të gjejmë zgjidhje ligjore për t?u anuluar kontratat. Në Belsh liqenet janë dhënë me qera për peshk sipas kontratës që ka dhënë ish-aleati ynë. Në qëndër të Belshit peshqit ushqehen me gëlasa pulash. Këto duhen prishur, z.ministër. S?mund të flasë për oligrakët gjobaxhiu më i madh i tyre, Lulzim Basha. Kompania e kunatit e bashkëshortes së Bashës jep konsulenca oligarkëve. A është kjo gjobë z. Basha? Unë mendoj që po. Të sqarojë Luli si fillim marrëdhëniet e tij me oligarkët. S?dihet ende kush paguan faturat e mbledhjeve të tua nëpër hotele. Sa për vettingun e politikës nuk ka asnjë zgjidhje tjetër më të mirë se sa SPAK & BKH. Nënvizoj kërkesën tonë të bëjmë një audit të plotë për tokat e dhëna me qera. Ato që nuk janë shfrytëzuar duhet t?i kthehen shtetit që t?i vendosë në dispozicion të ekonomisë shtetërore.

Recommended