Report TV - Basha: Dibra 'kurbani' i parë i Ramës për të blerë vota dhe për të mbushur kutitë

  • 5 years ago
Ndonëse kishte paralajmëruar se do të zhvillonte protestë sa herë që PD të ishte në senacë plenare, Lulzim Basha ishte sot në Dibër, ndërkohë që në Kuvend u betuan 7 deputetët e opozitës së re. së Lulzim Basha u takua me qytetarët ku tregoi emrat e zyrtarëve të lartë të qeverisë, që sipas tij janë të përfshirë në dosjen e ashtuquajtur ?184? ku flitet për shit-blerje të votave.

Basha tha se në këtë dosje janë përgjimet e dy ish-ministrave, Damian Gjiknuri dhe Arben Ahmetaj, të cilët sipas liderit të opozitës flasin me biznesmenin Ymer Lala për të vlerë vota dhe mbushur kutitë.

"Dosja 184 është fundi politik i Edi Ramës dhe bandës së hajdutëve. Në këtë dosje janë kapur gafil, Edi Rama, Arben Ahmetaj, Sadri Abazi, Blerim Ndreu, Paulin Sterkaj, Ulsi Manja, Damian Gjiknuri duke bërë pazare me Ymer Lalën dhe krimin e organizuar për të blerë vota dhe për të mbushur kutitë e votimit, që të kapnin bashkinë e Dibrës dhe për të bërë eksperimentin që e vunë në zbatim në 2017", deklaroi Basha.

Ai përmendi edhe disa emra deputetësh të rëndësishëm në qarqet e Veriut të vendit, të cilët janë përfshirë në negociatat për mbushjen e kutive të votimit.

Teksa e konsideroi Dibrën si ?kurbanin e parë? të Edi Ramës, kreu i selisë blu tha se këtë fenomen të zgjedhjeve të 2016, Kryeministri e vuri në zbatim në zgjedhjet e 2017.

"Dibrës i takon të jetë në krye të kësaj beteje, sepse Dibra ishte kurbani i parë i bashkimit të Edi Ramës me kriminelët, me trafikantët e drogës dhe të vajzave dhe grave. Këtu në Dibër në shtator të 2016 u bë eksperimenti i parë i Edi Ramës me aleancë me krimin.

Recommended