Ora News - BSH: Nuk do të ndërhyjmë për të blerë euro
  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews

Në ditët e fundit të vitit, euro i është rikthyer rritjes. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë rezulton se një euro ka arritur ne nivelin e rreth 124 lekëve vetëm në dy ditët e fundit.

Pak më parë guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko deklaroi se nuk do të ndërhyjë në treg për të blerë euro, duke e konsideruar nivelin e euros një standart të ri në ekonominë shqiptare.

Edhe ekspertët kanë sugjeruar që Banka e Shqipërisë të mos ndërhyjë në blerjen e eurove në treg, pasi kjo nuk do të zgjidhte situatën e krijuar.

Arsyet e një luhatjeje të tillë ende nuk janë të qarta, por zyrtarisht Banka e Shqipërisë ka sqaruar se zhvlerësimi i euros gjatë dhjetorit ka ardhur si rezultat i remitancave të emigrantëve si dhe investimet e huaja dhe eksportet.

Gjatë 2018, Banka e Shqipërisë ka blerë në total 400 mln euro si pjesë e ndërhyrjeve të jashtëzakonshme në tregun valutor dhe për efekt të rritjes së rezervës valutore, por efektet në kursin e këmbimit ishin të vogla dhe euro vijoi të mbetet e dobët.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/bsh-nuk-do-te-nderhyjme-te-blere-euro
Recommended