Ora News – Rama: Basha propozon ministrat, por vendos unë

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryeministri Rama nga Korça ka paralajmëruar një garë të fortë në 25 qershor. Sipas tij edhe PD edhe LSI duan të dalin forcë e parë, por nga ana tjetër tha kreu i qeverisë PS do të marrë 71 deputetë.
Rama: Gara do jetë shumë e fortë, LSI do të dalë forcë e parë, PD do të dalë forcë e parë, shumë mirë. Edhe ne duam të dalim forcë e parë, por duke qenë se ne jemi të parët ne duam të dalim jo vetëm të parët, por ne duam ta fillojmë me 71 deputetë për PS. Që nuk do të thotë aspak se ne duam më shumë pushtet, jo! Do të thotë që Shqipëria mos të humbë asnjë sekondë.
Rama sqaroi edhe të gjithë skeptikët se çfarë do të ndodhë me ministrat teknikë. Sipas tij PD i ofroi çdo gjë për ta garantuar, madje kryeministri tha se mund ti kishte dhënë edhe më shumë pasi kjo është periudhë vetëm një mujore.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/rama-lsi-dhe-pd-duan-te-dalin-force-e-pare-por-ne-do-marrim-71-deputete/

Recommended