Ora News – Basha: Rrëzuam gjysmën e qeverisë, marshojmë drejt fitores në 25 qershor

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pas 90 ditëve qendresë, çadra e protestës së opozitës u mbyll sot me një fjalim të kryetarit të PD Lulzim Basha, i cili tha se nis rrugëtimi dhe marshimi në çdo cep të Shqipërisë për të fituar në 25 qershor.
Basha: Plot 90 ditë më parë ju nisët një rrugëtim epikë, qytetar, patriotik, demorkatik, paqësor, europian dhe të vendosur për të mos pranuar më gjendjen e mjerë të vendit, për të trëeguar të vërtetën tuaj dhe të familjeve tuaja para cdo shqiptari, për ti treguar botës të vërtetën e dhimshme të Shqipërisë nën zgjedhjen e drogës, krimit dhe korrupsionit ju u bashkuat në këtë shesh. I treguat për 90 ditë e 90 netë Shqipërisë, Europës dhe Botës se shpresa nuk ka vdekur, se kurajo triumfon mbi frikën dhe se drita e të vërtetës do ndriçojë.
Kjo lëvizje nuk do shpërndahet por do marshojë në cdo cep të Shqipërisë. Kështjella e republikës së vjetër do të bjërë me bashkimin e zemrave tuaja fitimtare.
Kurrë më parë nuk ka njohur Europa një bashkim të tillë zemrash si kjo lëvizje e pathyeshme dhe e pamoshtur. Kjo lëvizje as nuk filloi dhe as nuk vazhdon për interesat politike apo pushtetin e një partie. Kjo lëvizje nisi për t?i kthyer pushtetin qytetarëve shqiptarë dhe qytetarëve shqiptarë do t?ia kthejmë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ne-oren-1900-basha-pritet-te-mbylle-cadren/

Recommended