Ora News – TIKA: MAS të mos mbështesë shkollat “Gylen”. Nikolla: Nuk ka asnjë rrezik

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Përfaqësues të agjencisë turke të kooperimit dhe kordinimit kanë kërkuar që Shqipëria të mos mbështesë shkollat FETO. Deklarata është dhënë nga Përfaqësuesi i Agjencisë TIKA gjatë një aktiviteti me ministren Lindita Nikolla e cila siguron se këto institucione arsimore nuk paraqesin asnjë rrezik.
Shteti turk i ka kërkuar sërish Shqipërisë që të mos mbështesë institucionet arsimore të financuara nga Fetullah Gulen.
Gjatë ceremonisë së inagurimit të dy sallave të reja të bibliotekës në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, përfaqësuesi i projektit TIKA i ka kërkuar Ministres së Arsimit Lindita Nikolla të mos mbështesin shkollat e filantropit Fetullah Gulen që sipas tij synojnë të zhvillojnë breza me mendje dhe zemer të manipuluar.
Eyüp Yavuz Ümütlü: Ne na bie një barrë e madhe, pra një punë e madhe për të sqaruar në çdo detaj elementët e kësaj organizate terroriste, ka të bëjë me çështjen tonë direkt sepsë është arsimi dhe arsimi është një ndër fushat ku kjo organizatë ka hedhur rrënjët e saj. Edukimi është elementi thelbësor në edukimin e njerëzve dhe ne jemi të vetëdijshëm për këtë gjë po ashtu edhe FETO është e vetëdijshme për këtë. Ne mendojmë se përmes edukimit në do të krijojmë breza të cilët të kenë një mendje dhe një zemër të lirë, ky është elementi primar i zhvillimit. Ata kanë për synim të zhvillojnë, të nxjerrin breza me mendje dhe zemër të manipuluar.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/tika-mas-te-mos-mbeshtese-shkollat-gylen-nikolla-nuk-ka-asnje-rrezik/

Recommended