Yee: Shpresë për marrëveshje me paketën McAllister

  • 7 years ago
Zëvendësndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, Hojt Brajen Ji, shpreson se qeveria dhe opozita do ta gjejnë një zgjidhje për të shkuar sëbashku në zgjedhje.

Gjatë një takimi me disa gazetarë, ai tha se palët duhet të arrijnë një marrëveshje, pasi koha është e shkurtër. Bazë e zgjidhjes, u shpreh ai, është paketa e Eurodeputetit McAllister, por vendimi u takon aktorëve politike shqiptare.

?Besojmë se vendimi duhet të jetë i udhëheqësve politikë. Ekziston tashmë një propozim që u paraqit, u ofrua nga anëtarët e Parlamentit Europian, Z. Fleckenstein dhe Z. McAllister. Siç e dini, ne e mbështesim atë. Mendojmë se është një propozim i ndershëm dhe shpresojmë që partitë do ta pranojnë si mjet për të arritur një marrëveshje për të mundur që të marrin pjesë në zgjedhje. Dhe ka pak gjasa që qeveria për shembull të pranojë një vonesë të pafund të zgjedhjeve. Besojmë që koha po mbaron; që koha për të arritur një marrëveshje, nëse do të ketë një marrëveshje, është shumë e kufizuar".

Përsa i përket qëndrimit të opozitës në lidhje me zgjedhjet, Yee u shpreh se respekton edhe të drejtën për bojkot, por Uashingtoni vë në dyshim arsyet e këtij vendimi. Ai tha se procesi do të vlerësohet jo nga pjesëmarrja e partive politike, por nga standardet.

"Nëse partitë vendosin të mos marrin pjesë në zgjedhje, është e drejta e tyre për të mos marrë pjesë. Megjithëse ne do ngrinim pyetjen nëse kjo do ishte diçka e mençur, ne nuk ngremë pyetje për të drejtën e tyre për ta përjashtuar veten. Dhe, nëse kjo ndodh dhe nëse kushtet vlerësohen nga Komisioni i Zgjedhjeve, vëzhguesit vendas, OSBE, vëzhgues të tjerë të huaj, përfshi Shtetet e Bashkuara dhe vendet europiane që do të dërgojnë vëzhgues?Nëse vlerësohen si zgjedhje të besueshme, atëherë ne do t?i njohim rezultatet, edhe nëse disa parti vendosin të mos marrin pjesë. Përsëris, do ta shihnim si diçka të pafat, pikë së pari për vetë partitë që nuk marrin pjesë, por edhe për vendin. Dua ta bëj të qartë, se ne e respektojmë të drejtën e partive për të mos marrë pjesë, ne e respektojmë të drejtën e tyre për bojkot, por vemë në dyshim arsyet prapa këtij vendimi".

Zoti Yee u shpreh se mospjesëmarrja e opozitës në zgjedhje nuk është as në interesin e qeverisë, apo edhe të vetë demokracisë.

"Ne kemi punuar prej kohësh me qeverinë dhe Kryeministrin Rama. Ne besojmë se ai do që ta shohë Shqipërinë të ecë drejt Bashkimit Europian, do që ajo të jetë një shembull për pjesën tjetër të rajonit, një forcë e stabilitetit dhe zhvillimit për vendet e tjera të rajonit. Si rrjedhojë, ne nuk besojmë se është në interesin apo në planin e tij që të qeverisë pa opozitën apo, e thënë ndryshe, të jetë pa asnjë lloj opozite konstruktive. Dhe është në interesin e çdo demokracie që të ketë një opozitë të fortë, ajo që ne e quajmë opozitë besnike, me fjalë të tjera, një opozitë që vepron sipas Kushtetutës, brenda ligjeve, që e nxit qeverinë duke propozuar ide të ndryshme, duke kritikuar qeverinë kur ajo gabon, që ushtron trysni ndaj qeverisë që ajo...

Recommended