Rama: S’ka marrëveshje për detin/ Kryeministri në “Open” flet edhe për 12 miljet greke

  • 3 years ago
?Open? në Top Channel i gazetares Eni Vasili ia dedikoi emisionin e së enjtes, debateve për kufirin detar me Greqinë, nga ku përmes një lidhjeje direkte, kryeministri Edi Rama dha qëndrimin zyrtar për këtë çështje.


?12 miljet dhe marrëveshja nuk qëndrojnë bashkë. O ka 12 milje dhe s?ka marrëveshje o ka marrëveshje se s?ka dot 12 milje. Nëse Greqia do të mund të zgjerojë 12 milje thjesht duke ushtruar atë të drejtë në raport me Shqipërinë, në raport me Italinë, këtë gjë mund ta bëjë dhe e ka bërë faktikisht, por në raport me Shqipërinë nëse do të mund të zgjerojë kështu se po bëhet një deklaratë dhe po ushtroj këtë të drejtë do ta kishte bërë me kohë dhe s?kishte nevojë të bënte marrëveshje këtu as me qeverinë e mëparshme dhe as të priste të bënte marrëveshje me ne?, u shpreh Rama.

Një marrëveshje e mundshme tha kryeministri nuk është një ekskluzivitet i qeverisë.

?Një marrëveshje ka firmë ka vulë, ka datë, ndërsa kjo marrëveshje nuk ka një firmë një vulë e një datë se mund të bëjë një grup negociator një marrëveshje me një firmë me një vulë e datë, por ajo marrëveshje vjen në qeveri nga qeveria, shkon në parlament nga parlamenti, shkon ke presidenti. Presidenti aktual ka thënë që do ta çojë në Gjykatë Kushtetuese dhe në të gjithë këtë proces kjo nuk është si kamionat që kalonin doganën natën kur ishte drejtor dogane ai shpëtimtari i flamurit kombëtar që ka dalë tani dhe po mbron detin nga Greqia?, shtoi kryeministri.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#EniVasili#EdiRama#TopChannel

Recommended