Ora News – Yee: Do të njohim zgjedhjet edhe PD, fatkeqësi për ata që nuk hyjnë

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në takimin me gazetarët në Tiranë, Zëvendës/Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, Hoyt Brian Yee tha se paketa që u prezantua nga McAllister është një paketë e drejtë që mund të çojë drejt zgjidhjes. Pavarësisht pjesëmarrjes së Partisë Demokratike në zgjehdje, Yee u shpreh se nëse ato çertifikohen si të rregullta nga OSBE, Shtetet e Bashkuara do t?i njohin. Diplomati amerian theksoi se bojkoti i zgjedhjeve nga demokratët dëmton Partinë Demorkatike dhe imazhin e vendit.
Paketa McAllister është një mundësi e mirë e zgjidhjes së krizës në vend. Kështu u shpreh Zëvendës Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, Hoyt Brian Yee në një takim me gazetarë.
Hoyt Brian Yee: Ka nje oferte nga McAllister. Eshte oferte e mire. Shpresojmë që partitë ta pranojnë.
I pyetur për legjitimitetin e zgjedhjeve pa opozitën, Yee u shpreh se është mirë që zgjedhjet të jenë gjithëpërfshirëse por nëse ato çertifikohen si të rregullta nga institucionet kompetente edhe pa Partinë Demokratike, atëherë SHBA do t?i njohë ato.
Hoyt Brian Yee: Nesë zgjedhjet çertifikohen si të rregullta nga OSBE, do t?i njohim.
Diplomati amerikan theksoi se në gjithë eksperiencën e tij nuk ka parë asnjë parti politike që të përfitojë duke bojkotuar. Yee beson se bojkoti i zgjedhjeve nga PD, do ta dëmtojë këtë parti por edhe vendin, imazhin e tij dhe investimet e huaja.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/yee-do-te-njohim-zgjedhjet-edhe-pd-fatkeqesi-per-ata-qe-nuk-hyjne/

Recommended