'Rama ti dërgojë shkresë zyrtare Bashës', Kujtim Gjuzi Nuk do t'i njohim zgjedhjet e 30 qershorit
  • 5 years ago
Depueti, Kujtim Gjuzi ka mbajtur një konferencë për mediat ku është shprehur se ai dhe Partia Konservatore që ai drejton nuk do t'i njohin zgjedhjet e 30 qerhorit.

Ai i është dretjuar kryeministrit Edi Rama duke thënë se duhet të bëjë një ftesë zyrtare ndaj Bashës dhe jo letra të njëpasnjëshme.

"I dergo atij letra. Që janë bërë qesharake. Letra të cilat nuk janë bërë në konsideratë. Cfarë do të bëjmë themi ne të konservatores. Te dy nuk duhet të jenë Haxhi Qamili. Shkëlqësi kryeministër ju keni përgjegjesi te ftoni opozitën zyrtarisht me shkresë zyrtare si kryeministër. Ne nuk kemi frikë nga përballja. Ftesa konservatore është se ne po shohim edhe bllokimin tonë në KQZ. Le të jemi të përgjegjës se nëse nuk do të kemi në bashkërendim qytetar konsorvetarët nuk do ta njohin datën 30 per zgjedhje edhe pse ne jemi regjistruar. Ne nuk njohim këtë datë. Pasi ne kundërshtojmë Presidentin e vendit" ka thënë Gjuzi.
Recommended