Ora News – Edhe i dërguari i Merkel ndodhet në Tiranë. Takimet që bëri
  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Shtohen përpjekjet e ndërkombëtarëve për të zgjidhur krizën politike në Shqipëri. Prej ditës së djeshme në vendin tonë ka mbërritur Andreas G. Lammel, deputet i CDU dhe anëtar i grupit për Ballkanin Perëndimor në grupin parlamentar të kësaj partie, i cili është takuar me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe me kreret e partive te vogla opozitare. Ndërsa të hënën e 15 majit në Tiranë vjen Zëvendës/ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euro-aziatike, Hoyt Brian Yee.
Ndërkombëtarët, nuk kanë hequr dorë nga përpjekjet për zgjidhjen e krizës politike në Shqipëri dhe futjen e partisë opozitës në zgjedhje.
Të martën në vendin tonë mbërriti Andreas Lammel, deputet i CDU dhe anëtar i grupit për Ballkanin Perëndimor në grupin parlamentar të kësaj partie, në një takim jashtë syrit të medias me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, dhe me krerët e partive të vogla opozitare.
Misioni i Lammel në Tiranë vjen pas dështimit të negociatave të dy eurodeputetëve gjermanë, Knut Fleckenstein dhe David McAllister, ndërsa transparencë për vizitën e tij ka bërë vetëm Partia Agrare Ambientaliste e cila shpërndau një një njoftim për median.
?Ju mund të organizoni protesta, nuk është kjo çështja. Është një e drejtë e garantuar me kushtetutë. Mund të protestohet çdo ditë ose dy herë në ditë. Por për Partinë Demoktratike nuk është mirë që të bojkotohet ose bllokohet procesi i integrimit. Që të mos prishim rrugën pozitive të Shqipërisë që ka bërë vitet e fundit nga tensionimi i proceseve politike. Por çfarë nuk kam kuptuar këto ditë është çështja ose pyetja për kanabizimin, pse kjo situatë ka dalë jashtë kontrollit. Për fermerët e kuptoj që është interesante apo atraktive por çfarë bën shteti dhe si mund të dilet nga situatë? mësohet të ketë thënë Lammel.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/edhe-i-derguari-i-merkel-ndodhet-ne-tirane-takimet-qe-beri/
Recommended