Kosovë, SHBA e BE presion për “kufirin” - News, Lajme - Vizion Plus

  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nje dite përpara seancës ku pritet te votohet per mocionin e mosbesimit ndaj qeverise ne Kosove, si edhe është lëne per t?u kaluar ne Kuvend projektligji i demarkacionit, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian ka shtuar presionin.Ambasadori amerikan Delaui është takuar fillimisht ne selinë e qeverise me kryeministrin Mustafa dhe me pas, i shoqëruar nga shefja e zyrës se BE-se, janë takuar ne Kuvend me grupin parlamentar te LDK-se. Këto vlerësohen edhe si përpjekjet e fundit te përfaqësuesit te Uashingtonit ne Prishtine per te bindur grupin e deputeteve rebele ndaj demarkacionit ne radhët e LDK-se.Siç raportojnë mediat ne Prishtine, ne rast se demarkacioni nuk kalon as ketë here, me shume mundësi vendi do te shkoje ne zgjedhje te parakohshme. Kryeministri Mustafa ka deklaruar se nevojiten edhe dy votat per te kaluar projektligjin, por mediat raportojnë se pakenaqesite ne radhët e grupit te LDK-se jane me te mëdha, e per ketë arsye, qeveria është detyruar disa here ta shtyje dërgimin ne Kuvend, siç ndodhi edhe te hënën.