Matthew Palmer, i dërguari special i SHBA për Ballkanin - News, Lajme - Vizion Plus
  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i shtetit Matthew Palmer , i njohur për qëndrimet e forta gjate këtyre muajve te krizës politike ne Shqipëri do te jete përfaqësuesi i posaçëm për Ballkanin Perëndimor. Emërimi është njoftuar zyrtarisht nga Departamenti i Shtetit ku theksohet se diplomati amerikan do te mbaje te dy postet. ?Në këtë rol, Palmer do të drejtojë përpjekjet tona për të forcuar angazhimin diplomatik te SHBA në mbështetje të paqes, stabilitetit dhe prosperitetit në rajon, si dhe duke u fokusuar tek integrimi I vendeve te Ballkanit Perëndimor në institucionet perëndimore.? Si përfaqësuesi i posaçëm i Shteteve te Bashkuara, Palmer do te jete te dielën ne slloveni për te marre pjese ne forumin strategjik te BLED. Diplomati amerikan do te jete pjese e panelit ne 3 shtator se bashku me te gjithë ministrat e jashtëm te rajonit ku do te diskutohet europianizimi e demokratizimi i vendeve te Ballkanit perëndimor. Zëvendësndihmës sekretari amerikan i shtetit Palmer përcolli qëndrimin e Shteteve te Bashkuara ndaj situatës ne Shqipëri qe ne muajin shkurt kur nëpërmjet një bisede telefonike me drejtuesit e opozitës i këshilloi te mos digjnin mandatet. Ne 9 prill diplomati amerikan vizitoi Tiranën e takoi kryeministrin Edi Rama dhe liderin e opozitës Lulzim Basha dhe deklaroi se ?mjete si bojkotimi i zgjedhjeve apo djegia e mandateve janë thellësisht në kundërshtim me praktikat demokratike?, duke nxitur opozitën te merrte pjese ne zgjedhjet lokale. 3 dite para zgjedhjeve lokale, kur presidenti meta kishte dekretuar një date te re për garën për kryetaret e bashkive, Palmer deklaroi se Shtetet e Bashkuara presin qe zgjedhjet te zhvillohen ne 30 qershor dhe mes pas debatet te zgjidhen nga Gjykata Kushtetuese. Zëvendësndihmës sekretari amerikan i shtetit Palmer ishte ai qe artikuloi paralajmërimin me te ashpër ndaj opozitës duke theksuar se ?pengimi i zgjedhjeve mund të përbëjë bazë për t?u përjashtuar nga marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara.?
Recommended