Ora News - Tiranë - Sot mbyllet Bienalja “Mediterranea 18”, Veliaj: Veprat deri në fund të Majit

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Edicioni i 18 i Bienales ?Mediterranea 18? mbyllet sot, por gjatë pesë ditëve të saj ngjalli interesin e shumë qytetarëve të Tiranës, si dhe të artistëve të rinj, të cilët patën mundësi që të shijojnë artin bashkëkohor evropian. Ish-godina e Ambasadës Jugosllave ishte njëra prej hapësirave të kryeqytetit, e cila u kthye në strehën e artistëve që performuan në fushën e arteve pamore dhe arteve të aplikuara.
Mbrëmjen e djeshme kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, vizitoi disa nga hapësirat e artit në kryeqytet me veprat më të mira të artistëve të huaj dhe theksoi se për Tiranën ishte privilegj që mes kuratorëve të kësaj bienaleje morën pjesë edhe shumë artistë vendas. ?Për Tiranën ka qenë një privilegj dhe një krenari e madhe që një pjesë e kuratorëve janë shqiptarë dhe në njëfarë mënyre kanë sjellë shtëpinë e Mesdheut në shtëpinë e tyre. Shumë shqiptarë kanë lënë shtëpinë, për të gjetur një shtëpi të dytë si emigrantë, shumë të tjerë kanë lënë shtëpinë që kanë gjetur në perëndim, për t?ia rifilluar shtëpisë së vjetër që kanë pasur këtu. Kjo është një temë që na flet të gjithëve, Tirana është një shtëpi e madhe, e 1 milionë banorëve. Është kthyer në një shtëpi për njerëz nga Tropoja në Tepelenë, nga Saranda në Shkodër?, tha Veliaj.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/sot-mbyllet-bienalja-mediterranea-18-veliaj-veprat-deri-ne-fund-te-majit/

Recommended