Ora News – Ndryshimet klimatike, debulesë te të rriturit dhe fëmijët

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Zgjimi i vonë në mëngjes, debulesa, lodhja, irritimi dhe dhimbja e kokës te fëmijët janë disa nga simptomat e sindromës pranverore e cila prek fëmijët dhe të rriturit gjatë muajve prill dhe maj. Mjeku pediatër Polikron Çelo këshillon që gjatë kësaj kohe të tregohet kujdes me veshjen dhe ushqyerjen e fëmijëve ndërsa paralajmëron se mosndjekja në kohë mund të shkaktojë më shumë risk për prekje nga virozat.
Luhatjet shëndetësore të javëve të fundit që vijnë si pasojë e ndryshimeve klimatike njihen në mjekësi edhe si sindroma pranverore e cila sipas mjekut pediatër Polikron Çela jep simptoma të ndryshme dhe prek thuajse të gjitha moshat.
Polikron Çela: Ndihen të lodhur, janë të përgjumur, në mëngjes nuk kanë dëshirë të çohen. Nganjëherë duket sikur kanë ndryshuar edhe karakter, sikur nuk janë ata, bëhen më nevrikë.
Pediatri sqaron se gjatë kësaj periudhe duhet bërë kujdes me veshjen e fëmijëve dhe ushqyerjen e tyre.
Polikron Çela: Këshilla ime është që ashtu siç ndryshojnë për veten veshjen, ashtu ta ndryshojnë dhe për fëmijët. Të mos kemi frikë nga të ftohtit, ti veshim me roba të lehta që mos djersiten. Një rol të rëndësishëm luajnë edhe ushqimet, Drithrat, makaronat, orizi, perimet, zarzavatet perimet etj.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/shendetesi/ndryshimet-klimatike-debulese-te-te-rritur-dhe-femije/

Recommended