Ora News – Petrit Vasili zgjidhet kryetari i ri i LSI, Monika Kryemadhi zv/kryetare

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Lëvizja Socialiste për Integrim prej 3 Majit ka kryetarin e ri, Petrit Vasilin që do drejtojë timonin e kësaj partie drejt zgjedhjeve me në krah zv.Kryetaren Monika Kryemadhi. Konventa Kombëtare e LSI bëri ndryshimin e kryetarëve, ku anëtarët uruan ish kryetarin Ilir Meta për rrugëtimin e ri të tij si president. Në fjalën e tij Meta vlerësoi rolin e LSI në situata të vështira politike, ndërsa si një amanet të fundit kërkoi rritjen e partisë dhe daljen e saj forcë e parë.

Petrit Vasili merr timonin e Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe zv.kryetar vjen Monika Kryemadhi.

Vasili: Të gjithë bashkë do fitojmë, të gjithë bashkë do cojmë objektivin para, të gjithë bashkë do dalim forcë e parë, secili është kryetar, të gjithë ta gëzojmë LSI e përbashkët. LSI forcë e parë.

Ndryshimet u zyrtarizuan në Konventën Kombëtare e LSI e cila u përshëndet edhe nga ish kryetari dhe presidenit i ardhshëm Ilir Meta. "President për ti dhënë pushtet dialogut dhe vlera njerëzore pushtetit", u shpreh Meta.

Meta: Si president i ardhshëm do të bëj gjithçka që ti jap sa më shumë fuqi dhe sa më shumë pushtet dialogut, stabilitet dhe demokravcisë në interes të qytetarëvë shqiptarë. Që të nëj cdo gjë për ti dhënë sa më shumë humanizëm, vlera morale dhe njerëzore, politikës, pushtetit dhe qevrisjes.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/petrit-vasili-zgjidhet-kryetari-i-ri-i-lsi-monika-kryemadhi-zvkryetare/

Recommended