Ora News - Kryesia e Kuvendit - Ngërçi politik, ambasadorët Lu e Vlahutin 50 minuta në zyrën e Metës

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ngërçi politik në vend ka vënë në lëvizje trupën diplomatike në vendin tonë.
Ambasadori Amerikan Donald Lu, i shoqëruar nga ambasadoria e BE Romana Vlahutin dhe ai i OSBE Bernd Borchardt zhvilluan një takim me kreun e Kuvendit Ilir Meta.
Takimi nisi në orën 11:00 në zyrën e kryeparlamentarit dhe përfundoi rreth orë 11:50.
Takimi i ambasadorit Lu me kryeparlamentarin Meta vjen në një ditë kur pritet të mbërrijnë edhe dy negociatorët europian.
Një ditë më parë Lu zhvilloi edhe një takim me kryeopozitarin Lulzim Basha menjëherë pas përfundimit të protestës.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ngerci-politik-ambasadori-lu-pritet-te-takoje-ilir-meten/

Recommended