Ora News - Dialogu për krizën, Felaj: Data e zgjedhjeve, kusht i panegociueshëm

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

E ndërsa e marta do të jetë dita kur eurodeputetët Fleckenstein dhe McAllister do të përpiqen të sjellin normalitetin politik në vend duke u përpjekur të gjejnë akordin për një draft marrëveshje me disa pika të hartuara prej tyre dhe që ndodhet në tryezën e palëve politike, Ministrja e Shtetit për Marrëdhënie me Parlamentin, Ermonela Felaj, paralajmëron se data e zgjedhjeve është kusht i panegociueshëm për mazhorancën.
Në intervistën e mbrëmjes në Ora News, Felaj tha se është koha që PD të tërhiqet nga qëndrimet absurd, duke shtuar se mazhoranca është e gatshme të konsiderojë votimin dhe numërimin elektronik nëse merret përsëipër n ga ndërkombëtarët.
Felaj: Diskutimet e ditës së nesërme t?ia lëmë ditës së nesërme. Ofrimi i ndërkombëtarëve është sepse ndërkombëtarët i duan të mirën Shqipërisë. PD që nuk lëshon asgjë nga qëndrimet e veta duke shfaqur një kokëfortësi krejt absurde, të fillojë të mendojë për të ardhmen e vet.
Ne jemi të gatshëm që edhe me asistencën e vëzhguesve ndërkombëtarë të bëjmë secilën prej propozimeve që OSBE-ODIHR i sugjeron Shqipërisë për zgjedhjet. Sa i përket votimit dhe numërimit elektronik kanë qenë çështje të debatuara dhe më parë dhe kundërshtia ka qenë në pikëpamje të kohës. Nëse mbështetet ndërkombëtarisht nuk kemi asnjë lloj kundërshtie. Shtyrja e zgjedhjeve është obsion i papranueshëm për ne sepse data e zgjedhjeve është datë kushtetuese.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/dialogu-per-krizen-felaj-data-e-zgjedhjeve-kusht-i-panegociueshem/

Recommended