Ora News - Opozita bllokon rrugët për 1 orë. Këmbëngul për qeveri teknike

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Me himnin kombëtar, është mbyllur paqësisht protesta e PD-së e cila për 1 orë bllokoi lëvizjen e automjeteve në akset kryesore të vendit.
Mbështetës të PD-së nën drejtimin e deputetëve demokratë u vendosën në rrethrrotullimin ?Shqiponja?, Kryqëzimi i teknologjikut në Tiranë, rrethrrotullimi i Plugut, (Lushnje), rrethrrotullimi i Rrugës së Kombit në Milot, Rrethrrotullimi i Bradasheshit (Elbasan) duke mos lejuar lëvizjen e automjeteve.
Për demokratët ky aksion është fillimi i përshkallëzimit të protestës së nisur më 18 shkurt dhe që vijon në para kryeministrisë.
Kryetari i PD-së Lulzim Basha tha se protesta ishte shenjë e vendosmërisë së opozitës për realizimin e kërkesës për qeveri teknike që do të realizojë zgjedhje të lira e të ndershme.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/opozita-sot-bllokon-rruget-per-1-ore/

Recommended