Ora News – Meta kundër zgjedhjeve të parakohshme: Variant jo konstruktiv

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT


Email
Kreu i Kuvendit Ilir Meta nuk shikon zgjedhjet e parakohshme si një zgjidhje të situatës. Në një dalje për mediat pas përfundimit të raundit të dytë për zgjedhjen e presidentit, kryeparlamentari tha se qëllimi është përfshirja e opozitës si në procesin e zgjedhjes së presidentit ashtu edhe në zgjedhjet e përgjthshme.
Në lidhje me koalicionin me PS, Meta tha se kjo nuk është çështja kryesore, por qëllimi është ti jepet kohë opozitës.
Pyetje: Nëse nga mbledhja e sotme nuk do të ketë vendim që KQZ të pranojë kërkesën tuaj a do të ketë aleancë paszgjedhore me PS, sepse sipas ligjit jeni subjekte të vecnate
Meta: Çështja kryesore nuk është çështja e koalicionit të PS me LSI është e dhënies mundësisë në kohë PD dhe partive opozitare që nuk janë regjistruar as si subjekte për të marrë pjesë në këtë proces. Ky është thelbi kryesor i kësaj iniciative. Sa i përket vendimeve që marrin institucionet është çështje e tyre.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/raundi-i-trete-per-zgjedhjen-e-presidentit-te-enjten-e-ardhshme/

Recommended