Ora News – Presidenti, Blushi: Raundet digjen për zgjedhje të parakohshme. Reagon Meta

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Seancat për zgjedhjen e presidentit po ?digjen? në bazë të një skenari të Ramës dhe metës, për ta çuar vendin në zgjedhje të parakohshme.
Ka qenë kjo deklarata e Ben Blushit në sallën e kuvendit, ndërsa sipas tij kjo po bëhet që të fitohet me shume kohë që kryeministri dhe kreu i Kuvendit të negociojnë për një marrëveshje për koalicion.
Blushi: 24 orë, do digjni edhe raundin e tretë. E para, sepse nuk keni pikë respekti për këto institucione dhe Presidenti do të jetë një i deleguar atje në Presidencë. E dyta, duke pretenduar se po i jepni kohë PD-së për tu menduar, a thua se po ia falni PD-së atje në çadër, gjë që nuk e meriton, po blini kohë. Doni të shkoni në zgjedhje të parakohshme?! Mendoni se zgjedhjet e parakohshme mund ta zgjidhin këtë krizë? E keni gabim.
Ndërsa kërkesën në kqz, për shtyrjen e regjistrimit te koalicioneve, Blushi tha e cilësoi si tentative të Ramës për ta kthyer 18 qershorin, referendum për veten.
Blushi: 18 qershori me këto lojëra procedurale me firmën e shokut Gramoz do ta kthejë në referendum për vete, pa opozitë, pa kundërshtarë. Ne nuk desh të na regjistronte.
Me Blushin replikoi kryetari i Kuvendit Ilir Meta, i cili deklaroi se raundet për zgjedhjet e presidentit po digjen, për shkak se mazhoranca po i jep kohë opozitës të kthehet në kuvend dhe të zgjidhet një president sa më dinjitoz.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/blushi-rama-do-18-qershorin-referendum-per-veten/

Recommended