Ora News - Mjeti humb kontrollin dhe bie në kanal, humb jetën i riu

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një 32-vjeçar humbi jetën, pasi automjeti që drejtonte humbi kontrollin dhe përfundoi në një kanal.
Aksidenti ndodhi në orët e para të mëngjesit në aksin rrugor që lidh fshatin Tale të Lezhës me supestradën Lezhë-Laç, ndërsa viktimë mbeti shtetasi Edmond Nika.
Ky i fundit po lëvizte me një automjet tip Renault me targa AA 277 KH kur ka humbur kontrollin e makinës, duke përfunduar në kanalin anës rrugës i cili ishte i mbushur me uje.
Kanë qenë kalimtarë të rastesishëm të cilët kanë parë automjetin në ujë dhe kanë njoftuar menjëherë policinë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/mjeti-humb-kontrollin-dhe-bie-ne-kanal-humb-jeten-i-riu/

Recommended