Ora News - Përkujtohet eksodi kosovarëve drejt Kukësit në vitin 1999

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Nën një simbolikë të veçantë, qindra qytetarë nga Kosova kanë kaluar kufirin Vërmicë -Morinë për të mbërritur në Kukës.
Në kujtim të eksodit 1999 ku më shumë se një milion shqiptarë të Kosovës u dëbuan nga shtëpitë e tyre, aps 18 vitesh është improvizuar një tjetër eksod në kohë paqeje.
Pjesë e këtij përkujtimi ishin Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, Kryetari i Bashkisë së Kukësit, Bashkim Shehu dhe drejtues të pushtetit vendor.
Për kontributin e dhënë në menaxhimin dhe strehimin e familjeve kosovare gjatë krizës kosovare, Bashkia e Kukësit, shpalli qytetar nderi Qemal Elezin, ish-prefektin e Kukësit dhe ish-kryetarin e Shtabit të Krizës në kohën e eksodit 99.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/bota/perkujtohet-eksodi-kosovareve-drejt-kukesit-ne-vitin-1999/

Recommended