Report TV - Shoqëria civile kundër resortit në Divjakë: Stop urbanizmit të parkut

  • 7 years ago
Koalicioni i Shoqërisë Civile në Mbrojtje të Parkut Kombëtar Divjakë-Karavasta ka reaguar sot në një deklaratë për shtyp kundër projektit të Kompanisë Mabetex Group për ndërtimin e një resorti në Parkun e Mbrojtur të Divjakës.

?Koalicioni i shoqërisë civile në mbrojtje të parkut Divjakë ? Karavasta, shpreh shqetësimin e lartë në lidhje me propozimin për ndërtimin e një kompleksi në zemër të parkut kombëtar dhe në shkatërrim të vlerave të tij të zonës Amsar të Lagunës së Karavastasë zonës Emera, zonës së rëndësishme për shpendë, epiqendrës së larmisë biologjike dhe zonave të mbrojtura të Shqipërisë. Urbanizimi i emërtuar si master plan Resor Divjakë Albania i propozuar në formën e sotme pranë autoriteteve shqiptare nga kompania Mabetex Group, nuk është asgjë tjetër veç se një ndërtim në një zonë të mbrojtur që kërkon të përfitojë privatisht nga një pasuri kombëtare e ruajtur prej shekujsh dhe e sanksionuar në disa akte ligjore mbrojtëse që e kanë zanafillën që prej vitit 1964.