Report TV-“Jemi me ty Klodiana”, shoqëria civile marshim në mbështetje të gazetares Lala
  • 6 years ago
olegë gazetarë, aktivistë të shoqërisë civile por edhe qytetarë kanë marshuar sot në bulevardin ?Dëshmorët e Kombit?, për të mbështetur gazetaren Klodiana Lala, pas sulmit me armë në banesën e prindërve të saj.

Në këtë protestë simbolike në mbështetje të gazetares, protestuesit kanë mbajtur pankarta në duar ku shkruhet ?Jemi me ty, Klodiana?.

Protesta vjen pak orë pas sulmit në banesë, dhe pjesëmarrësit kanë shprehur solidaritetin me gazetaren. Protesta u organizua nëpërmjet rrjeteve sociale. Aktivisti dhe gazetari Aulon Kalaja, në një prononcim për Report Tv dhe gazetaren Esiona Konomi ka thënë:

E kam përcjellë shumë keq. Pankartën e shkrova me penel. Lajmi i trishtë, por fatmirësisht pa dëme. Ajo është gazetare që s?ka bërë kompromise. S?është rasti i vetëm. Është rasti i gazetarit Telnis Skuqi, gazetares Alida Tota, stafit të emisionit Publicus.

Aulon Kalaja, gazetar dhe aktivist i shoqërisë civile
Recommended