Rama: Sulmi ndaj gazetares, barbari e patolerueshme

  • 6 years ago
?E patolerueshme barbaria mbi shtëpinë e gazetares Klodiana Lala?. Me këtë fjali e ka nisur Edi Rama reagimin e tij për sulmin ndaj gazetares, pasi kërkon zbardhjes sa më parë të krimit dhe ndëshkimin e keqbërësve. ?Strukturat e shtetit janë të angazhuara maksimalisht? shprehet Rama që inkurajon gazetaren.

Presidenti Republikës, Ilir Meta dënoi ashpër sulmin me armë në banesën e gazetares Lala dhe kërkoi hetim të plotë dhe shterues për ngjarjen. Kreu shtetit zbulon se ka komunikuar personalisht në telefon me Klodianën që e ka inkurajuar të vijojë misionin e saj pa u trembur dhe pa u shantazhuar nga askush.

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha doli në konferencë urgjente për shtyp dhe e lidhi sulmin me qeverisjen e Ramës, të cilit iu drejtua me një mesazh.

Recommended