Report Tv - 20 vite në terren, Rama ulet në gjunjë e i puth dorën gazetares së Vlorës

  • 6 years ago
Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë mbrëmjen e djeshme në një aktivitet për 20-vjetorin e gazetares Efrosina Papa. Kryeministri ka nderuar gazetaren jo vetëm me prezencë, por edhe me gjestin e tij, që ka tërhequr jo pak vëmendje.

Siç shihet dhe në video, Rama është ulur në gjunjë dhe i ka puthur dorën gazetares së vjetër në profesion, por edhe në moshë.

Gazetarja Efrosina Papa ka punuar si gazetare terreni në Vlorë prej 20 vitesh, ku ka bërë 36 800 kronika, ndërsa ka punuar edhe në arsim, si mësuese e letërsisë. Në aktivitet, kanë qenë të pranishëm të djathtë e të majtë, miq e dashamirës të gazetares, si dhe familjarë të saj.

Recommended