Report Tv-‘Xhisiela’/ Shoqëria Civile dhe PD protestë para Kryeministrisë
  • 6 years ago
TIRANE-Shoqatat për mbrojtjen e grave dhe shoqëria civile mbështetur nga Partia Demokratike kanë zhvilluar një protestë para Kryeministrisë pasditen e sotme pas rastit të dhunës ndaj Xhisiela Malokut.

Ata janë shprehur se politika në vend është armiku kryesor i qytetarëve, ndërsa kanë kërkuar që ligji të jetë i barabartë për të gjithë, përfshirë edhe djalin e deputetit të Krujës, Rraja, i cili është arrestuar.

?Gratë nuk duhet të dhunohen. Stop dhunës. Kjo protestë është politike, por jo partiake. Kriminelët vendosin për jetën tonë dhe të fëmijëve tanë. Do të doja që reagimi popullor të ishte i madh.

Nuk ka shtet! Rama ik!? ishin disa nga mesazhet e protestuesve para Kryeministrisë. Mes protestuesve ishin zëdhënësja e PD, Ina Zhupa, por edhe eksponentë të tjerë të opozitës.