Ora News – Basha: T’i japim fund krizës me dialog, jemi në muzgun e Republikës së Vjetër

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Nga çadra e protestës, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha bëri edhe një herë thirrje që t?i jepet fund krizës politikë dhe të dialogohet në funksion të zgjidhjes. Sipas tij, kjo zgjidhje nuk mund të jetë më shumë oksigjen për krimin.
Basha: Edhe sot nga ky shesh, ftesa ime, ftesa jonë është t?i japim fund kësaj krize politike me dialog në funksion të zgjidhjes, që nuk mund të jetë më shumë oksigjen për krimin, më shumë kohë për drogën. Zgjidhja duhet të jetë përmes qeverisë teknike që të kryej zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Nga ky shesh i themi dhe do t?i themi jo konfliktit, jo nxitjes së shqiptarëve kundër shqiptarëve. Asnjë njeri i vetëm nuk vlen sa bashkimi i shqiptarëve. Kjo ëndërr është tejet e madhe për të qëndruar në shpatullat e një njeriu të vetëm, por të vendoset në shpatullat e miliona shqiptarëve.
Basha deklaroi se jemi në prag të muzgut të Republikës së Vjetër siç e cilëson ai, duke shtuar se përbetimi i ndërmarrë është përtej partive politike.
Basha: Jemi përballur me shantazhe, me fyerje, me gjuhën e drunjtë të një njeriu të pashpirt. Jemi përgjigjur ditëpërditë me të vetmen monedhë që njohin shqiptarët evropianë; qëndresën demokratike për të mos i lëshuar asnjë kolonë krimit me mbështetje qeveritare. Muzgu i Republikës së Vjetër po bie, agimi i Republikës së Re po lind. Jemi të gjithë bashkë dhe kemi marrë një përbetim që tejkalon kufijtë e çdo partie politike, është i madh dhe fisnik sa vet atdheu ynë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/basha-ti-japim-fund-krizes-me-dialog-jemi-ne-muzgun-e-republikes-se-vjeter/

Recommended