Ora News- Dialog për krizën politike - Basha: Negociatori pret prej 36 orësh

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i opozitës Lulzim Basha ka shkëmbyer akuza në distancë në lidhje me një takim të mundshëm për të dialoguar për zgjidhjen e krizës politike në vend. Nëse Rama thotë se ka tre ditë që pret për të caktuar vendin dhe orën e nisjes së dialogut, Basha thotë se negociatori i opozitës ka 36 orë që pret negociatorin e mazhorancës.
Rama: Lulëzim sot 3 ditë që pres vendin/orën për të nisur dialogun pa kushte! Gjejmë zgjidhje votojmë Vetingun shkojmë në zgjedhje. Mos ki frikë!? shkruan Rama përmes një statusi në facebook.
Basha: Më lejoni t?ju bëj me dije qytetarëve shqiptarë edhe një herë qëndrimin tim për dialogun. E dini që çdo ditë, çdo orë teksa jeni këtu, ai ju përgjon nga dritarja. Ka 49 ditë që nuk qeveriset më Shqipëria, puna e vetme e tij është që të përgjojë çadrën dhe të lidhë kokën me peshqir ca herë që flet çadra. Tani ka shprehur dëshirën të vijë në çadër. Unë them që një shteg duhet t?ia lëmë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/wp-admin/post.php?post=978256&action=edit

Recommended