Ora News - Zgjedhjet në PD, Basha: Na pret një betejë e madhe, luftë krimit në politikë
  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka votuar sot pasdite për zgjedhjet e brendshme në PD tek zyrat e partisë të degës nr 8 në Tiranës.

Pas votimit, në një deklaratë për mediat, Basha tha se ishte i kënaqur me numrin e votuesve demokratë, ndërsa u shpreh se opozita do të jetë gati për të luftuar kundër krimit në politikë.

Kryedemokrati u shpreh se partia e tij do të ofrojë një model të ri qeverisjeje, atë të vlerave dhe konnkurrencës së lirë.

Basha: Siç e shikoni, shiu nuk i ka ndaluar qindra demokratë të degës nr 8 në zemër të kryeqytetit, të marrin pjesë në përfundimin e procesit zgjedhor në zgjedhjet për kryetarin e kësaj dege. Si anëtar i kësaj dege kam patur privilegjin të hedh votën e parë në këtë proces. Në të gjithë Shqipërinë për herë të parë me parimin një anëtar një votë janë zgjedhur mbi 845 kryetarë grup-seksionesh dhe po zgjidhen me të njëjtin parim nga anëtarësia e degëve edhe kryetarët e degëve të PD.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/zgjedhjet-ne-pd-basha-na-pret-beteje-e-madhe-lufte-krimit-ne-politik
Recommended