Teza e re e Berishës - “Rama kryeministër deri me 18 qershor, më pas qeveri teknike”

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në çadrën e protestës ish kryeministri Sali Berisha, hodhi një tezë të re për zgjidhjen e krizës politike duke propozuar që kryeministri Edi Rama mund të qëndrojë në detyrë deri me 18 qershor, më pas ai tha ti hap rrugë qeverisë teknike. Berisha nuk artikuloi mundësinë e shtyrjes së zgjedhjeve por propozimi i tij e bën të pashmangshme këtë.
Berisha: Asnjë kundërshtim nuk kemi, nëse është i lidhur aq shumë pas asaj karrigeje le të firmosë të ikë me datë 18, të krijojmë qeverinë teknike, të bëjmë zgjedhje të lira. A e meriton ai këtë? Kurrën e kurrës nuk e meriton por ne nuk ngatërrojmë atë me qytetarët shqiptarë. Vetëm u themi atyre pse kërkojmë qeverinë teknike.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/rama-kryeminister-deri-me-18-qeroshor-me-pas-qeveri-teknike/