Ora News – Andoni: Për herë të parë, Basha lideri i dytë de fakto i PD-së dhe de jure

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Gazetari Ben Andoni thotë se për herë të parë, Basha në këto 4 vite është bërë lideri de fakto dhe de jure i PD-së, duke larguar kastën e vjetër.
Ai shton se Rama duhet të tregojë se është lider i vërtetë i PS-së dhe të dalë në zgjedhje edhe pa LSI-në.
Pjesë nga diskutimet:
Andoni: Zt.Basha me gjithë infrastrukturën që ngriti e ka tejkaluar edhe atë që parashikonte, mbas katër vitesh për herë të parë pas 4 vitesh është faktorizuar si lideri i dytë i PD-së de fakto dhe si lideri i parë de jure. Ai ka eliminuar gati pjesën e vjetër, që ne e shikojmë që është krejt indiferente dhe jashtë dhe për herë të parë ka faktorizuar një pjesë tjetër të PD-së që është agresive dhe afrohet shumë me qëndrimet e zt.Berisha.
Çka është interesante është se instinktivisht, ai ka shfrytëzuar këtë konflikt midis LIS-së dhe PS-së që është gati institucional. Në një analizë të thjeshtë, zt.Rama me tërheqjen e vet, ka fshehur frikën gjithë kohën ka ardhur momenti të paraqesë staturën e vet para popullit shqiptar.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/andoni-per-here-te-pare-basha-lideri-i-dyte-de-fakto-i-pd-se-dhe-de-jure/

Recommended