Report TV - 18 qershori, nis formimi i KZAZ PD bojkot, LSI pjesë e procesit

  • 7 years ago
Teksa opozita ka deklaruar mospjesëmarrjen në zgjedhjet e 18 qershorit, KQZ ka nisur konstituimin e KZAZ-ve pa përfaqësuesit e PD-së.

Në Fier janë konstituuar 2 KZAZ-të e para dhe pritet që institucionet administrimit të zgjedhjeve të nisin punën edhe në qarqet e tjera.

Në qarkun e Fierit është bërë konstituimi i KZAZ-ve numër 57 dhe 58 të cilat përfshijnë 8 njësi administrative.

Nga ana tjetër, në mbledhjen e parë të KZAZ-së kanë shkuar edhe anëtarët e LSI-së.

Ndryshe nga deklarata e kryetarit të LSI-së, Ilir Meta që tha se nuk bëhet pjesë e procesit zgjedhor farsë, LSI ka çuar anëtarët e saj në mbledhjen e KZAZ-së për të bërë konstituimin dhe zhbllokuar punën për përgatitjen e zgjedhjeve.

Në bashkinë e Fierit janë dy KZAZ ndërsa Patosi, Ballshi dhe Rroskoveci kanë nga një KZAZ.