Ora News – Mali i Zi dhe Shqipëria mbledhje të përbashkët qeverie në tetor
  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në muajin tetor në Shkodër do të zhvillohet mbledhje e përbashkët e qeverisë shqiptare dhe asaj malazeze. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri i Malit të Zi Dushko Markoviç dhe ai shqiptar Edi Rama gjatë konferencës së përbashkët për shtyp në Podgoricë.
Rama: Kemi vendosur të organizojmë mbledhjen e përbashkët të dy qeverive në Shkodër në muajin tetor.
Markoviç: Kemi rënë dakord për mbledhjen e dy qeverive. Kjo seancë do të jetë në Shkodër dhe kjo do të jetë një model i mirë që të punojmë dhe përkufizojmë modalitetet dhe ti shfrytëzojmë potencialet tona. Rama ka propozuar që dy ministrat e Jashtëm dhe nga një anëtar të kabinetit të përgatitin mbledhjen.
Kreu i ekzekutivit malazez falenderoi Shqipërinë për mbështetjen e Malit të Zi në NATO. Ai u shpreh për domosdoshëmërinë e bashkëpunimit dy palësh në fusha me potencial ekonomik.
Markoviç: Në jemi të besimit se Mali i Zi dhe Shqipëria në sektorin e energjitikës, pastaj infrastrukturës rrugore, turizmi, menaxhimin e resurseve tona që janë të përbashkëta, mund të punojmë më shumë dhe të kontribuojnë në ekonominë e dy vendeve. Prandaj jemi pajtuar që sa më parë të formohet komiteti ekonomik mes dy vendeve.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/qeverite-e-malit-te-zi-dhe-shqiperise-mbledhje-te-perbashket-ne-tetor/
Recommended