Shqiperia dhe Kosova fond te perbashket per Presheven |Lajme - News

  • 3 years ago
15 marrëveshje do të nënshkruhen ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive që do të mbahet të premten. Qeveria e Kosovës ka miratuar fillimisht në mbledhjen e saj këto 15 marrëveshje të cilat sipas kryeministrit Avdullah Hoti do të thellojnë bashkë punimin me Shqipërinë.

?Jam shumë i kënaqur me këto marrëveshje, me diskutimet që janë bërë për këto marrëveshje sepse e thellojnë bashkëpunimin në mes të dy vendeve tona?, tha Hoti.

Të dy qeveritë gjithashtu do të në nshkruajnë një deklaratë të përbashkët ku do të kërkohet dy parlamenteve mbikqyrjen e zbatimit të marrëveshjeve.

Kosova dhe Shqipëria në kuadër të marrëveshjeve do të kenë edhe krijimin enjë fondi të përbashkët për përkrahje të shqiptarëve në Luginë të Preshevës. Qeveria e Kosovës gjithashtu ka marrë vendimin për themelimin e një zyre në Luginë të Preshevës.

?Zyra do të jetë në mbështjetje për qytetarët e Luginës së Preshevës për të mbrojtur të drejtat e tyre në fushën e arsimit, në aktivitete kultrore?, tha Hoti.

Kosova dhe Shqipëria nuk kanë mbajtur mbledhje të përbashkë t që nga viti 2018, por ka kritika në Kosovë që marrëveshjet e nënshkruara nuk po zbatohen. Deri më tani ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë janë nënshkruar mbi 70 marrëveshje.

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended