Report TV - Milo: Kriza politike do zgjidhet në çastin e fundit, por me kosto
  • 7 years ago
Kriza politike që ka mbërthyer politikën shqiptare, sipas kreut të Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo, do të zgjidhet në momentin e fundit, por me kosto të rënda për jetën e vendit.

Ai e konsideron të paligjshëm kushtin e PD-së për qeveri teknike, por thotë se zgjidhjet jo të ligjshme nuk janë një çudi për politikën shqiptare.

Megjithatë ai nuk e përjashton mundësinë ekstreme që palët mos të gjejnë një zgjidhje të mesme, e cila do shtynte për në vjeshtë zgjedhjet e 18 qershorit.

Sipas Milos, e domosdoshme është ndërhyrja në Kodin Zgjedhor për të siguruar zgjedhje të besueshme.

Lidhur me aleancat zgjedhore, Milo thotë se PDS është duke negociuar me forca të ndryshme të spektrit të majtë e të qendrës, duke mos përjashtuar edhe një aleancë të mundshme me Partinë Libra të Ben Blushit.
Recommended