Kriza politike, Edi Rama flet pa protokoll sonte në orën 20:55 në Report Tv
  • 4 years ago
Edi Rama flet për herë të parë Pa Protokoll.
A u rikthye kriza politike me ndryshimet kushtetuese? Pse u ndryshua kushtetuta pa konsensus gjithëpërfshirës, vetëm pak muaj para zgjedhjeve parlamentare ? Si po i lexon Edi Rama mesazhet e ndërkombëtarëve? Mesazhet e forta të Yuri Kim, dhe përgjigja e kryeministrit. Kush është opozita për Edi Ramën ajo në Parlament apo ajo jashtë Parlamentit? Presidenti nuk u shkarkua nga maxhoranca por tensioni mes tij dhe Metës është përforcuar. Me kë e ka betejën Edi Rama me Ilir Metën apo me Lulzim Bashën? Zgjedhjet e ardhshme dhe platforma që kryeminsitri u prezanton shqiptarëve. A i ka mbajtur Edi Rama premtimet elektorale para shqiptarëve? Menaxhimi i situatës së COVID 19 dhe i pasojave të tërmetit të 26 nëntorit.
Na ndiqni këtë të premte në orën 20:55, flet në një intervistë Pa Protokoll kryeministri Edi Rama përballë gazetares Anduela Ndreu.
Recommended