Kriza politike/ Ambasadori austriak: Të zgjidhet para çeljes së sezonit, po ndikon negativisht
  • 5 years ago
Ambasadori i Austrisë në Tiranë, Johann Sattler nga Dukati i Vlorës i është përgjigjur pyetjes së gazetarëve për situatën politike në vend.

Ai është shprehur se ka ardhur koha që përfaqësues të politikës të ulen në tavolinë e të gjejnë zgjidhje dhe jo të krijojnë probleme. Sattler uron që protestat të mos ndikojnë në potencialin turistik, ndërsa shpreson që të gjendet zgjidhja para sezonit të ri veror.

?Ekziston e drejta e çdo qytetari për të protestuar. Eksiton gjithashtu edhe domosdoshmëria për t'u ulur në tavolinë e t'i japin dorën njëri-tjetrit dhe të arrijnë në kompromis. Ka ardhur koha ku përfaqësues të politikës të ulen në tavolinë e të gjejnë zgjidhje dhe jo të krijojnë probleme. Uroj që protesta të mos ndikojnë në potencialin turistik që ka Shqipëria . Uroj që drejtuesit politiket të gjejnë gadishmërinë dhe vullnetin e duhur dhe të gjejnë një kompromis para sezonit turistik. Duhen mbyllur gropat e krijuara dhe jo të hapin të tjera, ky është momenti i duhur?, u shpreh Sattler.
Recommended