Ora News – Data e zgjedhjeve, Vlahutin: Kurdo të mbahen s’kanë ndikim në projekte

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Bëhen apo jo zgjedhjet, rëndësi ka të zbatohen projektet për turizmin. Me këto fjalë i është përgjigjur ambasadorja e BE Romana Vlahutin, interesit të gazetarëve për aktualitetin politik në vend, pas takimit që pati me kryebashkiakun e Fierit për një projekt për zhvillimin e turizmit.
Vlahutin: Projekti ynë për zhvillimin e turizmit nuk do të ketë ndikim nga situata apo klima politike në vend, dhe ne do vijojmë më projektet tona që fillojnë në 2018-n. Janë 20 milionë euro që do investohen në 4 bashki për zhvillimin e turizmin. Po përpiqemi të krijojmë një program që do kombinojë çdo gjë që ka zona për të ofruar, turizmin arkeologjik, fetar,kutlutore, por edhe bregdetar.
Ambasadorja e BE Romana Vlahutin në kuadër të projekteve për gjetjen e burimeve turistike të qarkut të Fierit, vizitoi edhe parkun e Apolonisë, ndërsa vizitën përmbyllëse ia ka rezervuar Lagunës së Karavastasë në Divjakë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/data-e-zgjedhjeve-vlahutin-kurdo-te-mbahen-skane-ndikim-ne-projekte/

Recommended