Partitë s’kanë vërejtje për protokollin e zgjedhjeve

  • 4 years ago
Partitë nuk kanë vërejtje për protokollin e Komisionit për sëmundje ngjitëse rreth zgjedhjeve. Nga LSDM-ja madje thonë se do të heqin dorë nga tubimet masive në këtë fushatë.

LSDM-ja nuk do të organizojë mitingje gjatë kësaj fushate, sigurisht, duke i respektuar rekomandimet e autoriteteve shëndetësore. Do të përqendrohemi te prezantimi mediatik, nëpërmjet ngjarjeve ?online? dhe mënyrave të ndryshme të komunikimit digjital. Gjëja e vetme për të cilën mendojmë tani është organizimi i takimeve të vogla, me respektimin e protokolleve?-tha Kostadin Kostadinov, zëdhënës i LSDM-së.

VMRO-DPMNE-ja nuk komentojnë protokollin, deri sa nuk janë përmbushur të gjitha kushtet për mbajtjen e zgjedhjeve.

Deri sa nuk plotësohen kushtet ashtu si u pranuan nga liderët e partive politike, edhe atë, mendim nga Komisioni për sëmundje ngjitëse, sigurimi i vëzhguesve, mendim nga KSHZ-ja dhe sa kohë duhet për organizimin e zgjedhjeve dhe më vonë të caktohet data e zgjedhjeve, nuk ka kuptim të flitet për protokoll nga Komisioni për sëmundje ngjitëse?-pohoi Naum Stoillkovski, zëdhënës i VMRO-DPMNE-së.

BDI-ja beson se autoritetet shëndetësore mbajnë përgjegjësi për masat e protokollit të zgjedhjeve.

Nëse ata e marrin përgjegjësinë mbi veten, nëse ata kanë bërë një debat shkencor dhe në bazë të atij debati kanë marrë një vendim të tillë dhe qëndrojnë pas atij vendimi, unë nuk mendoj se ka dikush që din më mirë se ata për aspektin shëndetësor. Prandaj ne do të thirremi në vendimin e komisionit?, tha Bujar Osmani, BDI.

Masat e protokollit i pranon edhe ASH-ja.

 Aleanca për Shqiptarët mbështet çdo protokoll dhe masë me të cilin do të mbrohej shëndeti i qytetarëve, i cili është prioritet mbi prioritetet. Konstruktiviteti dhe transparenca e koalicionit në vendimet dhe veprimet kur janë në pyetje qytetarët le të kuptohet se edhe kësaj herë veprimet tona do të jenë në të njëjtën linjë? -pohoi Ilire Dauti, Aleanca për Shqiptarët.

Protokolli për zgjedhjet nuk i ndalon tubimet e fushatës por kërkon të respektohet distanca. Në shtabet partiake, takimet të mos zgjasin më shumë se dy orë, të përdoren maska dhe dezinfektues. Protokolli ka përfshirë distancën, masat, dorezat dhe dezinfektuesit si të domosdoshme edhe për ditën e zgjedhjeve.

Fatlume Dervishi

Recommended