Report TV - Zjarri u dogji shtëpinë, familja prej ditësh në qiell të hapur

  • 7 years ago
Zjarri që ra dy javë më parë shkrumboi shtëpinë e Fatmir Mucit nga Thumana. Ndërkohë që familja 6 antarëshe aktualisht është pa çati mbi kokë, pasi zjarri nuk kurseu asgjë nga banesa e tyre, gjithçka që ishte brenda është shkrumbuar.

Edhe pse zjarri i shkaktuar erdhi nga një shkëndijë elektrike, askush nga institucionet shtetërore nuk ka bërë një përçapje për të nxjerrë një konkluzion në lidhje me problemin që i shkaktoi korenti.

Sot kjo familje nuk ka as bukë të hajë dhe asgjë për të veshur. Madje si pasojë e zjarrit që kaploi shtëpinë më i vogli i shtëpisë, vetëm 6 muajsh u asfiksua ku si pasojë qëndroi në spital për 9 ditë.

Aktualisht familja Muci jeton tek shtëpitë e të afërmve duke u endur sa tek një, tek një tjetër.

Deri tani kësaj familje nuk i ka ardhur në ndihme asnjë institucion shtetëror. Ata po vazhdojnë të jetojnë pa asnjë përkrahje nga shteti.

Apeli i tyre është i trishtë, pasi kërkojnë vetëm bukë dhe një vend se ku të fusin kokën, pasi për ta edhe shoqëria është treguar duarngushtë.

Recommended