Ora News – Kërcënimi i dy profesorëve, Haki Çako në Prokurori. Dosja drejt mbylljes

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pas ish ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Haki Çako dha dëshminë e tij në Prokurorinë e Krimeve të Rënda mbi kërcënimin e dy profesorëve te universitetit te Tiranës
Çako u thirr në cilësinë e deklaruesit për të dhënë sqarime në lidhje me kohën kur ishte vënë në dijeni të kërcënimit të dy profesorëve, ish rektorit Dhori Kule dhe rektorit Mynyr Koni , dhe veprimet që janë kryer prej tij pas marrjes së informacionit
Mesohet se Çako dëshmoi mbi veprimet e policisë që me marrjen ne pyetje të dy profesorëve si dhe shoqërimin dhe arrestimin e të dyshuarit kryesor për kërcënimin Emiljano Shullazit.
Vendimi për thirrjen e drejtorit të Policisë së Shtetit u mor pas deklarimeve të Saimir Tahirit dhe kreut të policisë së Tiranës Ervin Hodaj.
Ish ministri Brendshëm dëshmoi se kishte marrë dijeni për kërcënimin e profesorëve, të cilët sipas Tahirit nuk kanë përmendur emra në lidhje me autorët e kanosjes që ndodhi në fushatën për zgjedhjet në universitete.
Tahiri ka thënë se pasi është njohur me rastin ka porositur Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë Haki Çako për të ndjekur çështje, duke kërkuar nga Policia zbardhjen e ngjarjes.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/kercenimi-i-dy-profesoreve-nga-shullazi-haki-cako-ne-prokurori/

Recommended